Platforma dhe rezervime
Zhvillim platformash web, marketplace dhe sistemesh rezervimi
Ndërtojmë platforma web ku takohen përdorues të ndryshëm: pacientë dhe mjekë, lojtarë dhe trajnerë, agjentë dhe klientë. Rezervime, kalendarë, kërkim në hartë, pagesa dhe faqe në disa gjuhë që i gjejnë motorët e kërkimit, në një kod të vetëm që e shkruajmë nga fillimi në fund.

Ku zakonisht ngecin gjërat
- Rezervimet vijnë me telefon dhe në WhatsApp, dhe dikush i shkruan në një fletore ose në Excel.
- Të duhen dy produkte në një: një faqe publike për klientët dhe një panel pune për stafin, me të drejta të ndryshme.
- Pronat ose shërbimet janë në faqe, por njerëzit nuk i filtrojnë dot sipas zonës dhe nuk i shohin në hartë.
- Faqja është vetëm në shqip, ndërsa diaspora dhe turistët kërkojnë në anglisht dhe italisht.
- Një platformë e gatshme merr komision për çdo rezervim dhe nuk i përshtatet mënyrës si punon biznesi yt.
Çfarë ndërtojmë
Portale me disa role
Një hapësirë më vete për çdo lloj përdoruesi mbi të njëjtën databazë, me kontroll rolesh në server. Saneo ka anën e pacientëve dhe hapësirën e punës së mjekëve, ndërsa USA College Sport ka portalin e lojtarëve dhe një portal për trajnerët në domen më vete.
Rezervime online dhe kalendarë
Oraret e lira llogariten nga orari i punës, shërbimet dhe takimet e caktuara, ndaj një orar që shfaqet është vërtet i lirë. Rezervimet e reja hyjnë menjëherë në kalendarin e stafit.
Njoftime me kërkim në hartë
Filtra sipas zonës, llojit dhe çmimit, me një hartë që përditëson rezultatet kur e lëviz. ALProperty në Durrës përdor MapLibre me çmimet e grupuara, pamje satelitore dhe pamje 3D.
Pagesa dhe abonime
Pagesa me Stripe, abonime, kredite një herëshe dhe webhook-e që përditësojnë llogarinë. Te CircleOn serveri zbaton kufijtë e planeve, kreditet dhe rimbursimet.
Renderim në server dhe SEO në disa gjuhë
Faqe publike të renderuara në server ose të para-renderuara, që motorët e kërkimit të indeksojnë çdo pronë, mjek ose destinacion. ALProperty është në 6 gjuhë, ndërsa Pushim.al ka një faqe për çdo destinacion dhe muaj.
Panel administrimi dhe import të dhënash
Ekranet që ekipi yt përdor çdo ditë: pipeline, aprovime, raporte. Pushim.al mbledh çdo ditë ofertat nga faqet dhe postimet sociale të agjencive të udhëtimit, pa i futur kush me dorë.
Si ecën një projekt
01
Rolet dhe rrjedhat
Rendisim çdo lloj përdoruesi dhe çfarë duhet të bëjë, nga vizita e parë deri te rezervimi ose marrëveshja e mbyllur. Nga kjo del modeli i të dhënave.
02
Fillimisht rruga kryesore
Ndërtojmë rrugën që sjell të ardhura ose kursen kohë, për shembull nga kërkimi te rezervimi, me të dhëna reale. E provon ti para se të shtohet diçka tjetër.
03
Role dhe funksione me publikime të vogla
Mjetet për stafin, pagesat, gjuhët dhe njoftimet vijnë me publikime të vogla në një faqe testimi që mund ta përdorësh. Secila del live kur e aprovon.
04
Lançimi dhe mirëmbajtja
Konfigurojmë hostimin, domenet, analitikën dhe Search Console, pastaj ndjekim trafikun e parë real. Kodi mbetet në repository-n tënd.
Platforma që kemi ndërtuar
Katër platforma që i kemi ndërtuar nga fillimi në fund: rezervime te mjeku në Shqipëri, një faqe pronash me CRM-në e agjencisë në Durrës, një platformë rekrutimi sportiv me portale për lojtarët dhe trajnerët, dhe një krahasues ofertash pushimesh për agjencitë e Tiranës dhe Durrësit.

Saneo
Rezervime te mjeku për pacientë dhe klinika në Shqipëri
Lexo rastin e studimit
ALProperty
Faqe pronash dhe CRM për një agjenci në Durrës
Lexo rastin e studimit
USA College Sport
Platformë rekrutimi për atletë evropianë drejt kolegjeve amerikane
Lexo rastin e studimit
Pushim.al
Ofertat e agjencive të Tiranës dhe Durrësit, krah për krah
Lexo rastin e studimitPyetje për platformat web
Mund të më ndërtoni një sistem rezervimesh online për klinikën ose biznesin tim?
Po. E ndërtojmë rezervimin sipas mënyrës si punon realisht: shërbimet, oraret, stafi dhe rregullat e konfirmimit. Saneo, për shembull, punon si për mjekun që punon vetëm, ashtu edhe për klinikën me kalendar të përbashkët. Sistemi është yti, prandaj asnjë platformë nuk merr komision për çdo rezervim.
Cili është ndryshimi mes një faqeje web dhe një platforme web?
Një faqe web tregon informacion. Një platformë ka llogari, role dhe të dhëna që ndryshojnë gjithë kohën: rezervime, prona, mesazhe, pagesa. Kjo kërkon databazë, të drejta aksesi dhe mjete administrimi, dhe aty shkon pjesa më e madhe e punës.
A mund të pranojë platforma pagesa online?
Po, por në Shqipëri dhe Kosovë fillimisht kontrollojmë cilët ofrues pagesash funksionojnë për kompaninë tënde, sepse jo të gjithë janë të disponueshëm këtu. Ku mundet, përdorim Stripe për pagesa një herëshe, abonime ose kredite. Serveri pret konfirmimin e pagesës para se të ndryshojë llogarinë.
A do të dalë platforma në Google në disa gjuhë?
Faqet publike renderohen në server ose para-renderohen, me një URL për çdo gjuhë dhe etiketat hreflang, që çdo gjuhë të mund të indeksohet. Renditja varet edhe nga përmbajtja dhe konkurrenca, prandaj nuk premtojmë pozicione.
Çfarë teknologjish përdorni?
Kryesisht Vue 3 dhe Nuxt me TypeScript, me Firebase ose një API TypeScript mbi Postgres pas tyre. Zgjedhim sipas të dhënave: takimet dhe kartelat e pacientëve shkojnë mirë në Postgres, përmbajtja më e thjeshtë në Firestore. Si parazgjedhje, gjithçka mbetet në llogaritë dhe repository-n tënd.